E rëndë në Fier, plagoset me thikë 35-vjeçari, policia vë në pranga autorin 

fier-8.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Fier, ku një 35-vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Policia ka arrstuar autorin e dyshuar, shtetasin, Bujar Gurguri, ndërkohë që konflikti thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë