Tragjedi që të lë pa fjalë është ajo që ka ndodhur në ishullin e Kretës ku tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Aksidenti me tre viktima u regjistrua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Chania-s, në aksin rrugor verior të ishullit grek.
Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona.
Sipas informacioneve nga burime policore që i referohen dëshmitarëve, makina dyshohet se ka tentuar të parakalojë, por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në korsinë e kundërt.
Katër të rinjtë kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 autoambulanca.