Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen Dhafni në Athinë.
Mediat e vendit fqinj, raportojnë se shqiptari e qëlloi gruan e tij me thikë për vdekje dhe më pas shkoi vetë në polici duke deklaruar se “e vrava gruan sepse isha xheloz”.

Pasi autoritetet greke shkuan në banesë e gjetën gruan pajetë të mbuluar nga gjaku, ndërsa shqiptari është arrestuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re