Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 34-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë punës.
Mediat vendase bëjnë me dije se i riu ishte duke punuar në çmontimin e çatisë së një supermarket kur ra nga një lartësi prej 6 metër.
34-vjeçari i identifikuar me inicialet N.P me origjinë nga Kosova ndërroi jetë pas lëndimeve të marra.
“Ai është punonjësi i dytë, që brenda pak javëve, bie nga çatia dhe vdes në provincën e Udines. Këto tragjedi më nuk bën të ndodhin: jo më vdekje në vende të punës”, shkruhej në një njoftim të sindikatës së punëtorëve në Itali.
(R.G/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
