Skip to content

E rëndë në Krujë/ 40-vjeçari ndërron jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në Krujë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se i ndjeri me inicialet I.C., ishte duke kryer punime në banesën e shtetasit me iniciale F.K.

NJOFTIMI
Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.