Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës, pasi varka me të cilën ai kishte dalë për të peshkuar është gjetur e përmbysur.
Burime bëjnë me dije se pritet që të mbërrijnë polumbarët nga Tirana në mënyrë që të fillojnë kërkimet për gjetjen e truput të 45-vjeçarit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur dhe punonjës të policisë kufitare.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.
Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb