E rëndë në Lushnjë/ Përmbyset mjeti, plagosen gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

lushnje.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës, ku janë plagosur tre persona, anëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes. Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë