Skip to content

E rëndë, fëmija vret veten aksidentalisht me armë gjahu

 

Një fëmijë 12-vjeç ka vrarë veten aksidentalisht me armë gjahu në Velipojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen sotme brenda në banesë rreth orës 16:05 në fshatin Baks Rrjoll Velipojë.

Viktima është E. Gj. 12 vjeçe. Fëmija ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pavarësisht dërgimit me shpejtësi të familjes. Policia thotë se familja armën e gjahut, çifte e kishte me leje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë

Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.