Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një mjek është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë dy pacientë me COVID në një spital publik të Breshias.

Sipas hetuesve, mjeku, i akuzuar për vrasje, administroi qëllimisht ilaçe anestetike dhe bllokues neuromuskularë te pacientët me koronavirus, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Ngjarjet janë regjistruar në mars të vitit 2020, në kohën e presionit më të madh ndaj spitaleve, ndërsa u zbulua vetëm dje.

Hetimet tashmë janë përqendruar në regjistrat mjekësorë të shumë pacientëve që vdiqën në atë periudhë dhe është vërejtur se në disa raste ka pasur një përkeqësim të papritur dhe të pashpjegueshëm të gjendjes së tyre.

Tre trupa u zhvarrosën që t’i nënshtroheshin autopsisë dhe hetimeve toksikologjike. Brenda indeve dhe organeve të njërit, në veçanti, u zbulua prania e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, i cili, nëse përdoret jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të përcaktojë vdekjen.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re