Është 103 vjeçe, por mosha shekullore nuk e ka penguar Hava Ramonin që të votojë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë

Gazeta Scanner ka publikuar foton dhe videon e gruas shekullore që ecën vetë në këmbë drejt qendrës së votimit në Viti të Kosovës.

Ajo shprehet se ndihet si një 15-vjeçare dhe shton “askush prej krahu nuk më kap dhe eci vetë”.

Kjo shërben edhe si mesazh për të rinjtë e Kosovës që duhet të shprehin vullnetin e tyre dhe të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Deri më tani është vërejtur një numër i ulët i votuesve në Kosovë, më pak se zgjedhjet e shkuara. Për këtë edhe ndërkombëtarët kanë apeluar që zgjedhësit të mposhtin pandeminë dhe të ftohtin dhe të shkojnë të votojnë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re