Inspektori i anti-drogës në policinë e Beratit, Klodian Shevorja ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Shevorja pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u shtrua në spitalin Shefqet Ndroqi, ku pas dy javësh betejë me armikun e padukshëm dhe dytë i intubuar nuk mundi dot të mbijetonte.

Të forta kanë qenë reagimet e kolegëve e miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe për humbjen e mikut të tyre por edhe ngushëllime familjarëve për këtë largim të parakohshëm nga jeta të Klodianit.

38-vjeçari Shevorja pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave speciale në Tiranë, u tranferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në Korrik 2016, ku punoi inspektor krimesh deri në muajin prill të këtij viti. Nga muaji prill e në vazhdim, Klodian Shevroja punonte si Specialist në parandalimin e kultivimit të narkotike në Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re