Skip to content

E trishtë/ Vdes në moshën 51-vjeçare prezantuesja e famshme e “Top Gear”

Një pilote garash gjermane dhe ylli i “Top Gear”, Sabine Schmitz, ka vdekur në moshën 51 vjeçare.

Prezantuesja, e njohur gjerësisht si “Queen of the Nürburgring, kishte vuajtur një kohë të gjatë prej kancerit.

Një deklaratë e publikuar ditën e sotme tha: “”Nürburgring ka humbur shoferen më të famshme të garave”.

“Sabine Schmitz ndërroi jetë herët pas një sëmundje të gjatë. Do të na mungojë ajo dhe buzëqeshja e saj. Pusho në paqe Sabine”.

Ajo njihej po ashtu për drejtimin e emisionit më të famshëm të automjeteve, “Top Gear”, në BBC.

Schmitz zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer që nga viti 2017.

E njëjta u rrit në hotelin e prindërve të saj vetëm disa metra larg pistës legjendare Nürburgring dhe ka kaluar jetën e rrethuar nga makinat dhe gara.

Ajo njëherësh u bë gruaja e parë që fitoi garën prestigjioze Nürburgring në 1996.

/faxweb