Sipas Jemin Gjanës në Kuvendin e Partisë Demokratike që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve janë të pranishëm 5004 delegatë.

Jemin Gjana tha se gjatë ditës së nesërme do të bëhen publikë edhe emrat e delegatëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e sotëm.

Sipas Jemin Gjanës ka pasur 14 komisione të cilët kanë bërë të mundur regjistrimin e delegatëve.

Në total sipas Jemin Gjanës, Kuvendi i Partisë Demokratike ka 7646 delegatë.

“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë”, tha Jemin Gjana.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së kanë hedhur akuza se Lulzim Basha e ka mbushur Kuvendin me persona që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë funksion drejtues në PD.

Në Kuvendin e sotëm të PD-së kaloi në votim propozimi i Kryesisë së kësaj force politike, që personat e shpallur non grata nga SHBA-të të mos jenë pjesë e asnjë strukture drejtuese në PD.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re