Një aksident me pasoja vdekje është regjistruar sot në një minierë në Bulqizë.
Mësohet se një masiv gurësh ka zënë poshtë një 27-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Eldi Alla.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
