IKMT ka ndërmarrë sot operacionin e koduar “Bregdeti ynë”, duke vijuar me prishjet e ndërtimeve të paligjshme në ditën e dytë në Ksamil.

Sipas burime nga drejtuesit e operacionit, sot është planifikuar prishja e 11 objekteve, pronarët e të cilëve janë lajmëruar. Kjo ndërhyrje mbështetet dhe nga INUV i Sarandës.

Ka filluar ndërhyrja në objektin e parë në hyrje të Ksamilit, te rruga “Peshkatari”. Hotel “Arjana” ka qenë objekti që ka filluar ta çmontojë vetë ndërtesën.

Një dhomë 12 metra katror që shërbente për magazinim të çarçafëve dhe peshqirëve që përdoreshin në hotel.

Ky është objekti i dytë që prishet. Sipas banorëve, bëhet fjalë për një objekt që është bërë para 20 viteve. Këtë objekt e ka ndërtuar Maliq Zogaj, nga Berati i cili ka ardhur para 20 viteve në Ksamil.

Shumë banorë, që preken nga prishja e ndërtimeve pa leje, kanë kundërshtuar vendimin e IKMT-së, duke u shprehur se edhe policia serbe nuk do vepronte kështu.

“Edhe policia e serbit nuk do të vepronte kështu”, “Të jenë të gjithë të barabartë para ligjit”, “Po trajtohemi jo si qytetar të Shqipërisë, por të dorës së dytë”, thanë disa nga banorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re