Përmes një ceremonie të veçantë, Tirana ngriti flamurin Kuq e Zi për të përkujtuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor të vitit 1912.

 

Ceremonia u zhvillua në Monumentin  e Pavarësisë në Tiranë si dhe në sheshin Skënderbej, ku u vendosën kurora me lule.

 

Festimeve iu bashkuan edhe qytetarë të cilët vendosen flamujt kuq e zi në ballkonet e tyre.

 

Sikurse Vlora e Tirana, edhe Korça kujtoi diten e flamurit në qendër të qytetit.

 

Në Katedralen e Korçës, me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u mbajt mesha e bekimit të flamurit nga Imzot Joan Pelushi.

 

Kjo tradite vijon që nga viti 1912, atëherë kur mesha për flamurin kuqezi u drejtua nga Fan Noli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re