Vëllai i Klodian Lamajt, efektivit të policisë që u vetëplagos me armë zjarri në Dhjetor të vitit të kaluar i ka bërë një koment kryeministrit Edi Rama duke ‘ia plasur’ të vërtetën ashtu sic është. Gentjan Lamaj tha se i vëllai ka shpenzuar mbi 5000 euro deri tani për doktorët e mjekët pas vetëplagosjes me një armë 80-vjeçare që duhet të kishte dalë nga përdorimi.

Lamaj i kërkon që të shohë si “po rripet” populli cdo ditë dhe nuk hezitoi ti kujtonte gjithcka ka bërë Klodian Lamaj për shtetin për 13 vite shërbim duke nisur nga mbrojtja në kordonin e parë të protestave të opozitës. Rama nuk i ktheu asnjë përgjigje për gjithçka ka shpenzuar, por për korrupsionin në mjekësi tha se ekziston, por është me pakicë.

Pjesë nga komentet

Gentjan Lamaj: Po cfare videosh hedh ne internet o zoteri? Kur Doktoret dhe Infermjeret rjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeru i mire te lutem, mos lexo vetem bravot.

Edi Rama: Ku e di ti kete qe thua apo me te degjuar? Doktoret dhe infermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! Sa per videot ty nuk te detyron askush t’i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s’do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise!

Gentjan Lamaj: Faleminderit per pergjigjen zoti kryeminister, un nuk e kam me te degjuar por me fakte nga Vellezrit e mi qe jane aty, ju u pergjigjet ketij mesazhi shume shpejt, po per kete mesazh a keni ndonje pergjigje ju lutem???? Mirmbrema zoti kryeminister, quhem Gentjan Lamaj , jam vellai i efektivit te Policise qe u veteplagos ne Fier Klodian Lamaj, nga nje arm 80 vjecare qe nuk duhej perdorur me, ajo arm u vet shkrep dhe plagosi ne gju tim vella.

Pyetja ime per ju eshte si ka mundesi qe nje efektive policie te paguaj deri tani mbi 5000 euro Doktoret, Ambulancat, Infermieret, akoma dhe Paisjen qe ka vendosur ne Gju, sepse u vetplagos nga nje arm shteti qe duhej te ishte jashte perdorimit mbas kaq vitesh. Si ka mundesi qe te paguaj Spitalin ky efektive policie , kur ai eshte plagosur mbi kater her nga protestat e Opozites , per te mbrojtur Ju dhe Parlamentin Shqipetar, duke qene gjithmon Kordoni i pare.

Si ka mundesi qe nje efektive policie qe rrezikon jeten e tij cdo dite per te mbrojtur Qytetaret dhe shtetin, te Ripet nga Doktoret dhe Spitali sepse u vet plagos, Si ka mundesi qe per nje dite te pa fate dhe nga nje arm e keqe te harrohen 13 vite qe vellai im Kleantin Lamaj ka sherbyer kudo eshte derguar nga shteti Shqipetar dhe ju z. Kryeminister , Un ju ndjek cdo dite ne Facebook Instagram dhe shpresoj qe te merrni mundimin ta lexoni kete mesazhe dhe ti ofroni ndihme, jo vellait tim, por Efektivit te shtetit tone. Respekt G.Lamaj  Faleminderit.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re