Policia e Librazhdit ka shoqëruar disa persona si të dyshuar se i kanë zjarrin makinës së policit Petrit Xhepi.

Siç edhe u raportua policia ka shqyrtuar të kamerat e sigurisë në të gjitha hyrjet dhe daljet e biznese për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Gjithashtu po shqyrtohen edhe dosjet që Petrit Xhepi dhe bashkëshortja kanë pasur në hetim.

Sakaq në ndihmë të zbardhjes së hetimit janë oficerë të specializuar të anti-terrorit dhe krimeve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte, ndërsa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re