Skip to content

EKSKLUZIVE/ Biseda e fundit e Përparim Ademit me motrat Metani (Video)

Fax News ka siguruar ekskluzivisht një video të regjistruar një ditë përpara se Përparim Ademi të vriste 2 motrat Metani më 31 Dhjetor të vitit të kaluar.

Në video shfaqen duke biseduar Zhaneta Metani, motra e saj Kristina Bardhi dhe Përparim Ademi. Ky i fundit ju kërkon falje motrave ndërsa ato i kërkojnë të tregojë armën me të cilën i ka kërcënuar se do t’i vriste. Sipas burimeve, biseda është zhvilluar nje ditë para ekzekutimit te motrave nga Ademi

Biseda mes Perparim Ademit, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit

Metani-Ademit: Nxirre armen qe na kercenoje se do na vrisje

Ademi-Metanit: Ju kerkoj falje, nuk kam arme, nuke shqetesoj Zhaneten

Metani-Ademit: Nuk dua falje, ketu duket sinqeriteti i atij

Perparim Ademi u arrestua per vrasjen e 2 motrave ne Astir

Vrasja dyshohet per shkaqe xhelozie, Ademi i lidhur me te dyja

Fax News ka siguruar një vidoe ku është rigjistruar një pjesë e bisedës së motrave Metani të vrara më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me autorin e krimit, Përparim Ademi.  Burime bëjnë me dije se biseda është realizuar vetëm një ditë para krimit të rëndë, ku Përparim Ademi ka vrarë 2 motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në zonën e Astirit në Tiranë.

Në videon ekskluzive të siguruar nga Fax News shfaqen dy motrat duke folur në telefon me Përparimin ndërsa njëra prej tyre i kërkon të tregojë armën pasi autori i kishte kërcënuar më parë, por Ademi thotë se nuk ka armë dhe se ju kërkon falje.  Ai gjithashtu premton se nuk do ta shqetësonte më Zhanetën, por vetëm një ditë pas këtij premtimi, ditën e ndërrimit të viteve shkon në banesën e dy motrave dhe i ekzekuton me armë.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e 31 Dhjetorit, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Ademi, dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen. Kjo duket se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasoja kaq të rënda.  Autori e ka lënë armën tip kallashnikov në banesë, dhe është larguar me këmbë prej aty.

Për protagonistët e ngjarjers që tronditi kryeqytetin në fund të vitit 2020 dhe fillim të vitit 2021, u mësuan detaje tronditëse që nga lajmet se Ademi kishte shitur në Greqi fëmijët e lindur me motrat Metani, trajtimi i fëmijëve, dënimet për prostitucion në greqi etj.

Ademi kishte lidhje me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy viktimat.

 

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb