Ekspert i turizmit, Ismail Hoxha shprehet se ngjarjet e fundit që tronditën vendin ditët e fundit ndikojnë negativisht në këtë sezon veror.

 

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hoxha tha se turistët e huaj “tremben” nga Shqipëria, për shkak sepse konsiderohet një vend i rrezikshëm. Mirëpo, sipas tij, ky imazh shembet kur ata prekin tokën shqiptare.

 

“Këto ngjarje nuk kanë asnjë lloj impakti pozitiv, por vetëm negativ. Shpresoj që të jenë mbyllur në këtë pikë ku jemi, pasi jemi në pikun e sezonit. Nuk kemi më mundësi për të rregulluar imazhin. Këtë vit jemi shumë mirë krahasimisht me një vit post-pandemik dhe me kapacitetin që të ofron Shqipëria. Ne po shohim turistë të huaj dhe evropianë në qytetet tona. Pjesa më e madhe e hotelerive në pjesën e bregdetit ka rezervime që janë të kënaqshme, me pritshmëritë që kishim për këtë sezon. Cilësia e turistëve po rregullohet; kemi kaluar në grupe individuale, jo të organizuara nga kompani. Janë turistë shumë të mirë sepse nuk flirtohen nga kompanitë e huaja, të cilët mbajnë një pjesë të buxhetit, por shpenzohet i gjithë buxheti në vendin tonë. Shqipëria ka një imazh jashtë shtetit që është një vend i pazbuluar. Problemi më i madh i imazhit është se e mendojnë Shqipërinë një vend që shfaq rrezikshmëri. Kemi mbi 10 vjet që po mundohemi të japim një imazh shumë të mirë. Jemi në pikën që po e thyejmë këtë imazh. Të huajt mendojnë se është shumë e rrezikshme që të kalosh në Shqipëri. 99 për qind e turistëve që largohen nga Shqipëri mbeten ‘wow’”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re