Ekspozohen veprat e Lulanit/ E bija e piktorit prezanton punimet në Muzeun Historik

1634646489_ary1.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

19 vite pas ndarjes nga jeta të piktorit shkodran Ismail Lulani, në muzeun Historik çelet për herë të parë ekspozita retrospektivë me pikturat e tij.

Veprat u sollën nën kujdesin e vajzës Ormira Lulani dhe artistit Helidon Haliti të cilët kanë kuruar çdo detaj të saj.

Ekspozita vjen si një si një katalog krijimtarish ku me anë të një peneli diti të zgjonte në çdo stinë e në çdo trajtesë, përmes ngjyrave dhe formave  poetikën shprehëse të subjektit. Kuratori e cilësoi Ismail Lulanin si krijuesin brilant duke lënë pas mbi 1800 vizatime.

 

HELIDON HALITI

PIKTOR

“Si kurator unë padyshim shikoja Mirën që ndërtonte ditën, unë prishja natën. Pra mu desh të isha i ftohtë. Para 10 vitesh kemi arkivuar vizatimet e tij, të cilat kanë shifrën 1800 e ca, dhe sigurisht ajo diplomë që erdhi në hartë copë-copë, dhe unë bashkë me një mikun tonë të vyer, e kemi ngjitur me thënë të drejtën me ditë të tëra, dhe erdhi diploma, zanafilla e kësaj ekspozitë. Pra është një trung i madh, që shpërndan gjethet e saj në të gjithë këtë ekspozitë, kryesisht të një vizatuesi brilant.”

 

Vajza e piktorit e cila ka trashëguar prej të atit profesionin dhe talentin nënvizoi forcën e jashtëzakonshme të artit që i bën artistët të pavdekshëm duke lënë pas një thesar të çmuar.

 

ORMIRA LULANI

PIKTORE

“Ndjehem shumë mirë për faktin që shoh kaq shumë njerëz të cilët e duan dhe e respektojnë ose e nderojnë veprën e tim ati dhe kjo do të thotë shumë për mua. Në çdo cep të kësaj ekspozite ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit. Unë thjesht besoj fort në fuqinë e artit dhe duke besuar në fuqinë e artit besoj shumë edhe në pavdekësinë e artistit. Dhe mendoj që im atë, shpirti i tij ndodhet këtu bashkë me ju sot.”

 

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun kryeqytetas  për një javë, për të shtegtuar më pas në Shkodër e Mal  të Zi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë