Paulin Gjergji dhe Bujar lika, viktima te atentatit ne Kurbin

Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç, duke marrë të pandehur 4 persona. Sipas prokurorisë është e vërtetuar që Eduard Lamaj, Ilir Xhepaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në bashkëpunim kanë vrarë me breshëri plumbash Gjergjin dhe Likën brenda hotelit.

Megjithatë Prokuroria thotë se nuk ka një motiv pse këta persona kanë kryer atentatin, pasi nga verifikimet, as vetë të pandehurit dhe as familjarët e tyre skanë pasur konflikte të hapura me dy viktimat.

Prokuroria ka një sërë pamjesh filmike dhe dëshmi të vetë protagonistëve ku mbështet të gjithë skemën e vrasjes dhe kërkon në gjykatë marrjen e 4 personave si të pandehur.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së dy biznesmenëve ndodhi në një hotel në autostradë në afërsi të Laçit në 30 Maj të këtij viti, ku të dy viktimat u qëlluan me breshëri arme, ndërkohë që nuk dihet ende se cili prej tyre ishte objektiv i autorëve të dyshuar. (LEXO EDHE KETU LAJMIN) 

Kujtojmë se një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, Eduard Lama, mbeti dhe vetë i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me dy viktimat, ndërkohë që u përpoq të fshihej në një klinikë private në Tiranë, ku mori edhe mjekim. Së bashku me të u arrestuan dhe dy mjekët që e kuruan, të cilët më pas u lanë të lirë nga Gjykata.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re