Lihen në burg katër personat e akuzuar dhe të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia.

Gjykata ka vendosur burg për autorin e dyshuar të vrasjes Behar Sofia, organizatorin Skënder Vathi dhe dy të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.

Ernejt Shyti u përball me gjykatësen i pari.

Ai nuk ka folur në seancën e sotme dhe ka deklaruar se do të japë shpjegime të detajuara në një moment të dytë. Në përfundim gjykata ka vendosur ‘burg pa afat” me akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Xhixha dhe Visha kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie por gjyqtarja ka vendosur t’i lërë në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re