Skip to content

Ekzekutimi i Everest Çakajt në Elbasan, ky është automjeti i autorëve i gjetur pranë stacionit të trenit në Durrës (VIDEO)

Gjendet një automjet i djegur pak pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka në Elbasan.

Bëhet me dije se makina është gjetur duke u djegur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, pa targa që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj.

Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 41 vjeçari.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb