Dy ditë nga ekzekutimi mafioz i Edmond Koçi në Durrrës policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Sipas burimeve 4 mendohet të kenë qenë autorët e vrasjes, 3 që finalizuan eleminimin fizik të 40 vjeçarit dhe 1 person tjetër i cili i largoi ato nga zona e Sukthit pasi dogjën automjetin tip Benz.
Shpresa e hetuesve janë kamerat e sigurisë që po analizohen nga grupi hetimor për të krijuar itinerarin e levizjes para dhe pas atentatit të autorëve të të “fortit” të Durrësit, Mond Çekiçi.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes hetuesit kanë sekuestruar një sërë provash materiale që po analizohen në laboratorin e kriminalistikës për të krijuar një identikit të vrasësve të 40 vjecarit ish anëtar i Bandës së Durrës.
Sakaq burime nga prokuroria bëjnë më dije se sipas dyshimeve autorët e vrasjes janë persona të paguar dhe se nuk përjashtohët mundësia se krahas automjetit benz dhe mjeti tjetër që janë larguar autorët të ketë qenë i vjedhur ndonëse ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.
Nga ana tjetër pista kryesore e hetimit për vrasjen e Çekiçit është e kaluara e tij kriminale dhe përplasjet mes bandave ku viktima ka qenë pjesë.
(E.K/Faxweb.al)