Identikohen autoret e vrasjes së shtetasit Shkelzen Kastrati në datën 1 shkurt në Fier.

 

Për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar, raporton Vizion Plus.

 

 

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për  veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

 

Albert  Zaja, 37 vjeç dhe Elmir Tufa, 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

 

Elson  Xhesuka, 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

 

Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Policisë ka ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve por nuk ka mundur ti gjeje dhe për këtë arsye është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

 

Ka dyshime se ata  mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

 

Forcat e rendit kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re