Drejtori i Shërbimit Social në Elbasan është testuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se si pasojë edhe tre punonjës të zyrës së tij janë karantinuar në banesë, deri në marrjen e përgjigjes së tamponit.

Në 24 orët e fundit në Elbasan janë testuar pozitivë 5 persona, ndërsa gjithsej në total rezultuan me koronavirus 171 qytetarë.

Fatkeqësisht katër pacientë humbën betejën me COVID-19, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 424.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re