Procesi i vaksinimit të stafeve mjekësore është shtrirë edhe në spitalin rajonal të Elbasanit. Këtë të shtunë injeksionin e parë të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit e morën 80 mjekë e infermierë të këtij spitali.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Kemi filluar procesin e vaksinimit në Elbasan ku sot vaksinohet 80 mjekë dhe infermierë dhe ky do të jetë një pol vaksinimi që do t’i shërbejë edhe spitaleve bashkiake të Prrenjasit, Librazhdit, spitalet e qarkut Elbasan.

Ndërsa nga java e ardhshme edhe mjekët e familjes do të përfshihen në planin e vaksinimit.

 

“Vijojmë me vaksinimin në të gjitha qendrat e përqëndruara të vaksinimit në territor dhe gjithashtu nga java tjetër fillojmë me vaksinimin sipas protokolleve dhe prioriteteve, të mjekëve të familjes.”

Deklaratat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri gjatë inspektimit në pediatrinë e këtij spitali, që po ndërtohet me standarde bashkëkohore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re