Familjarët e elektriçistit të ndjerë nga fshati Çërrilë Bashkia Memaliaj, kërkojnë drejtësi.

Mjaft të tronditur ata janë mësuar me hetimet e fundit që po ndërmarrin autoritetet rreth rrethanave që sollën vdekjen e njeriut të tyre të dashur. Ata njëkohësisht kanë hedhur poshtë edhe versionin e vetvrasjes në kushtet kur përflitet ky variant.

Familjarët specifikojnë se kjo pistë përjashtohet në kushtet kur Agron Manai ishte mirë ekonomikisht si familje dhe po aq mirë edhe mendërisht.

Jo në mënyrë të drejtpërdrejt, ata kanë lënë të kuptohet se drejtësia është e ndikuar nga faktorë të jashtëm që të mos të zbulohet e vërteta e ngjarjes dhe mos të zbulohen shkaktarët e vërtetë të vdekjes së Agronit.

Sipas djalit të viktimës, babai i tij kishte urdhër pune kur u nis për të rregulluar linjën e dëmtuar. Madje foli me përgjegjësin e OSSH në Memaliaj për të stakuar linjën ndërkohë që rezulton që stakimi mos të jetë kryer cka rrjedhimisht solli edhe vdekjen e menjëhershme të tij momentin kur e provoi me tel në linjën përcjellëse të tensionit.

“Dua vetëm drejtësi. Asnjë informacion nuk kemi marrë deri më tani. Kërkojmë vetëm drejtësi”, tha djali i të ndjerit.

I vëllai i Agronit, Ylli Manai, pohon se i vëllai i tij u nis në punë së bashku me Adriatikun kolegun e tij ndërkohë që e përjashton në mënyrë kategorike versionin e vetvrasjes. Kërkojmë vecse drejtësi asgjë më shumë shprehet ai.

“Si ka ndodhur ngjarja nuk e di. Kërkojmë vetëm drejtësi asgjë tjetër. Është gabim njerëzor dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gjë”, tha ai.

Banesa e Agron Manait, tre ditët e fundit ka qenë vizituar nga banorët e fshatit, apo dhe të afërm dhe miq të familjes. Ajo që ka rënë në sy është mungesa për të ngushëlluar e kolegut të tij Adriatikut i cili e gjeti të vdekur në shesh pas takimit më tensionin e lartë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re