Qeveria Rama ka njoftuar për emërimet e reja në kabinet. Në Fletoren Zyrtare të qeverisë bëhet me dije se me propozim të kryeministrit Aspasjana Kongo nga drejtore e Rinisë në Bashkinë e Tiranës do të marrë postin e zv/ministries së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkohë një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe në postin e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e Përpunimi të Ujërave të Ndotura, që i është besuar Ndriçim Shanit. Shani më parë mbante postin e kreut të Entit Rregullator të Ujit

EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin e z. Ndriçim Shani në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re