Ish-ministri socialist, Arben Malaj, në një postim në profilin e tij rrjetet sociale, ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.

“Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut. Kjo krizë e mazhorances ju ka kushtuar jo pak shqiptarëve.

E para, në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike. E dyta, në vonesat në procesin e integrimit. E treta, në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane. E katërta, pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë”,- shkruan Malaj.

Vendim I Venecias duke I vleresuar kushtetuese qendrimet e presidentit Meta, konfirmon krizen institucionale te…

Publiée par Arben Malaj sur Samedi 30 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re