“Mirmëngjes, unë quhem Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të këmbej dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte një polic në dispozicion, 10 minuta të vini të më shihni sepse jam vetëm ”.
Kjo është thirrja telefonike nga një burrë i moshuar nga Alto Reno Terme, i cili sot në mëngjes telefoni Qendrën e Operacioneve Carabinieri në Vergato.
Me të dëgjuar lajmin, karabinierët e stacionit Alto Reno Terme shkuan në shtëpinë e të moshuarit që po i priste.
Fiorenzo u prek dhe i mirëpriti në një dolli të ngrohtë për Krishtlindjen.
Mandej ai vazhdoi një bisedë të këndshme me dy karabinierët, duke u treguar anektoda të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Karabinierët shkrepën edhe një foto me të moshuarin, historia e të cilit u bë virale në mediat italiane.
/faxweb
