Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovisionit për edicionin e vitit 2021.
Anxhela Peristeri me “Karma” ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga juria profesionale edhe publiku në Evropë për të marrë pjesë në finalen e së shtunës.
Këngëtarja jonë pushtoi skenën e festivalit të Eurosong me performancën e saj. Ajo këndoi në gjuhën shqip dhe interpretimi u shoqërua me lëvizjet e saj sensuale.
E veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim, artistja emocionoi publikun shqiptar dhe jo vetëm.
