Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re