EMRAT/ Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, arrestohet disa persona në Tiranë (VIDEO)

medo.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjashtë është numri i të arrestuarve nga Policia e Tiranës këtë të premte, të cilët shisnin ilaçe të marra kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.

Në prangat e policisë kanë rënë Margarita Xhaxhiu, Blerim Bitri, Florian Marku, Jani Papuli, dhe Bashkim Osmani, të cilët ishin pjesë e kësaj skeme për shitjen e ilaçeve të marra kontrabandë.

Hetimi që çoi në këto arrestime ka zgjatur për 10 muaj dhe është nisur nga Prokuroria e Tiranës. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Njoftimi i plote:

Tiranë

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

B.B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
F.M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
J. P. 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
B.O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë