Emrat-Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

pp.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm  ku u zgjodhën tre anëtarët e prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Bëhet fjalë për prokurorin Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda. Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues  kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues  kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues  sipas renditjes së mëposhtme:• Z. Zeqir Hoda 150 vota• Znj. Deniona Katro 48 vota• Znj. Elona Alvora 6 vota

5 vota u shpallën të pavlefshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë