Skip to content

(EMRAT+VIDEO) Dy persona rrezikojnë të mbyten në plazhin e Darzezës, të dy në gjendje të rëndë në Spitalin e Fierit, ja momentet e shpëtimit

PAMJE NGA VENDNGJARJA, NGA MOMENTI I SHPETIMIT

Dy qytetarë, të identifikuar si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi kanë rrezikuar të mbyten pasditen e sotme në plazhin e Pishë-Poros, pjesë vazhduese e  vijës bregdetare të Darzezës.

Dy të dëmtuarit janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit. Atyre iu është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ata janë konstatuar nga rojet bregdetare dhe pushuesit e tjerë me duart lart duke kërkuar ndihmë, pasi kanë qenë në një distancë tepër të largët nga bregu, ndaj sipas tyre është një mrekulli që ata janë ende gjallë.

/faxweb