Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër.

Një 61-vjeçare, punonjëse në landfillin e Bushatit ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria.

Mësohet se 61-vjeçarja Katrine Binaku po kryente diferencimin e mbetjeve urbane kur është goditur nga makineria. Ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re