Ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Librazhdit. Burime për FaxNews bëjnë me dije se makina është në pronësi të shtetasit Petrit Xhepi, oficer policie me antiterrorin.

Përpara disa muajsh po të njëjtit person iu vodh një market në pronësinë e tij, ndërkohë që autorët nuk janë gjetur ende.

Sipas burimeve konfidenciale për Faxweb.al  dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të biznesve pranë policia ka parë një person të maskuar me kapuç.

Fakt ky që zgjon dyshimet se mund të ketë qënë zjarrvënie e qëllimshme por akoma nuk është bërë identifikimi i autorit. Policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re