Një 23 vjeçar shqiptar, i kërkuar nga policia greke për “tentativë vrasje” dhe “grabitje” ka rënë rastësisht në prangat e policisë në Athinë.

Efektivë të policisë greke kanë qenë në patrullim në zonën e “Kolonos” në Athinë, kanë identifikuar dy persona në sheshin “Agios Georgios”, të cilët lëviznin me motor dhe vendosën t’i kontrollojnë. Gjatë kontrollit policor, njëri prej tyre ka treguar një dokument identiteti fals me të dhënat Panajot Bare, 22 vjeç, lindur në Shqipëri.
Në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga policia në lidhje me origjinën e dokumentit, ai filloi të vraponte duke u përpjekur të arratisej. Policia ka nisur menjëherë ndjekjen dhe ka arritur ta ndalojë bashkë me personin tjetër qe ndodhej me të, shtetasin Erald Bardhi, 18 vjec. Pasi u shoqëruan në komisariat, u verifikua se Panajot Bare realisht ishte Angelos Toska, 23 vjeç nga Berati dhe banues në rrugën “Sepolion” nr.11 në Athinë.

Ndaj tij rezultojnë një urdhër arresti i Prokurorisë së Athinës, i datës 04.03.2024 për veprat penale “organizata kriminale”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “grabitje”. Në gusht 2023 në zonën e Agios Panteleimonas, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor dhe me përdorimin e armës, ai ka plagosur në këmbë një shtetas, ndërsa pak ditë më parë në Ilion, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë celularët disa të miturve.
Ndaj Angelos Toskës janë ngritur edhe akuzat “falsifikim”, “falsifikimi i certifikatave” dhe “mosbindja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re