Një 56-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Daullas. Viktima i identifikuar si Agron Sukulli është gjetur i pajetë nga fqinjët, poshtë rrotës së zetorit të tij.
Sipas raportimeve, 56-vjeçari dyshohet se ka qenë duke kryer punime për riparimin e mjetit bujqësor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.
“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 56 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.