Policia e Shkodrës ka bërë me dije se në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur i plagosur me armë zjarri shtetasi 23-vjeçar Paulin Harusha. Sipas të dhënave paraprake policia deklaron se 23-vjeçari është plagosur në rrethana të paqarta duke udhëtuar me automjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se 23-vjeçarit, i është bërë pritë nga persona të paidentifikuar në rrugën teksa ikën për në fshatin Nderlysë, të cilët  kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së tij.

Fatmirësisht 23-vjeçari ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në qendrën shëndetësore të Thethit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarjedhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re