Personi, i cili shihni më poshtë në foto është 29-vjeçari Olsi Skurra, i cili nuk mundi dot ta fitonte betejën me koronavirusin, duke ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
I riu është me origjinë nga fshati Pishkash i Përrenjasit dhe mësohet se ishte i shtruar në spitalin Covid-2 prej disa ditësh.
29-vjeçari ishte në mesin e 9 personave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
/faxweb
