Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Erand Llanaj, Epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Akademinë e Shkencave Hungari bëri të ditur se në Shqipëri kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar me Covid.

Ai gjithashtu tha se nga informacionet që ka, janë evidentuar katër raste me variantin e ri të Covid në Elbasan.

“Nga informacionet që unë kam, ka dyshime se janë 3-4 raste, më duket në Elbasan”, bëri të ditur Llanaj.

“Virusi nuk ka ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me organizmin apo imunitetin tonë për momentin.

Që të arrijmë imunitetin e tufës duhet 67-70 për qind e popullatës të infektohen.

Ne kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar dhe e kemi vënë sistemin shëndetësor dhe ekonominë në një streçim të jashtëzakonshëm.

Imagjino sikur të kishim 70% të popullatës në Shqipëri, 1.4 milionë banorë të infektuar sot, e kuptoni çfarë katastrofe shëndetësore do të ishte.

Nuk është arritur kurrë një imunitet tufe nëpërmjet infektimit natyral, vetëm nëpërmjet vaksinimit ka ndodhur”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re