Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka akuzuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, në një postim në rrjetet sociale.

Bregu shkruan se Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor pasi ka vënë Website-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake.

Krah statusit, Bregu ka publikuar edhe pikën e Kodit Zgjedhor që nuk të lejon të përdorësh burimet publike në shërbim të subjekteve zgjedhore.

Postimi i plotë:

“Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë ëebsite-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake.

Veliaj ka treguar në vazhdimësi se është një shkelës i rregullt i këtij kodi në kohë fushate, siç ështe vërtetuar nga gjobat e KQZ-së, pas denoncimeve të Levizjes Socialiste për Integrim, por edhe nga raportet e instituteve të pavarura siç është Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit SETA.

I bëj thirrje Erion Veliajt të ndalojë abuzimin me asetet publike dhe organeve përkatëse të marrin masa kundër këtij shkelësi të përsëritur. p.s. dhe të mos dalë natën se tironsit thonë “Nota osht e huja”.

Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë website-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik,…

Posted by Vojo Bregu on Wednesday, March 31, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re