Prishja e takimit gjatë ditës së djeshme, që i bënë të rinjtë e Lëvizjes për Universitetin, duket se i ka dhembur shumë kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, aq sa ka zgjedhur që të sulmojë në rrjetet sociale pedagogun Arlind Qorri, i cili është dhe një nga iniciatorët e kësaj lëvizjeje.

Përmes disa fotove që ka postuar në Twitter, Veliaj duke tentuar që të sulmojë organizatën politike, thotë se punonjësit e bashkisë kanë dalë në punë edhe në një ditë zyrtare pushimi, duke pranuar në këtë mënyrë edhe faktin se vetë ai si drejtues i institucionit shkel Kodin e Punës.

Punonjësit e nxjerrë prej Veliajt kanë fshirë disa parrulla që ishin shkruar në muret e Qytetit Studenti, kryesisht kundër tij, duke pranuar në këtë mënyrë haptazi që kryebashkiaku i përdor punonjësit për qëllime personale.

”Po punonjesit e pastrimit te Bashkise si e kaluan Diten e Rinise, qe per te gjithe qe pushim? Vetem ne Tirane gjen pseudo-marksiste te cilat nxjerrin klasen punetore te fshije grafitet nga Qyteti Studenti ne dite pushimi. (Marksi po rrotullohet ne varr)“, shkruante Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale. Ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e Arlind Qorrit.

”I gjithanshëm babloku! Edhe nxjerr punëtorët të fshijnë parullat si fashistët fëmijët te “Lulëkuqe mbi mure”, edhe kap 20-përqindëshat, edhe jep leksione mbi Marksin. Këllira e bërë njeri!”, shkruan Qorri në reagimin e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re