Ermal Mamaqi duket se nuk i ka punët mirë me respektimin e rregullave anti-Covid. Këngëtari ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e tij të 39-të në një lokal në kryeqytet në praninë e shumë personave të tjerë.

Ka qenë bashkëshortja ajo, Amarda Toska që i ka organizuar festën bashkëshortit të saj, ku janë ftuar dhe miq të çiftit Mamaqi si këngëtarja Elvana Gjata dhe aktorja Arjola Demiri.

Ajo që vihet re në mediat sociale është se Ermali është kujdesur që videot e tij të postuara të jenë me sa më pak njerëz, ndryshme nga videot e Arjola Demirit që e kanë “tradhtuar” situatën ku shihet ambienti plotë dhe muzikë deri në orët e vona.

Kjo nuk është hera e par që këngëtari nuk ngurron të thyej protokollin anti-Covid, pasi vetëm pak kohë më parë ai organizoi një trajnim në ambient të mbyllur me qindra të rinj pjesëmarrës në të./ faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re