E deklaruar deri më se tani në parlamentaret e 25 Prillit, koalicionin e vetëm do ta ketë me qytetarët, Partia Socialiste synon, të paktën të ruajë të njëjtin numër mandatesh deputetësh, 74.

Ervin Bushati, kryetari i socialistëve të Tiranës, qarku që nxjerr numrin më të madh të deputeteve, 36, ne nje interviste per Vizion Plus, shprehet i bindur në një rezultat më të mirë se ai i 2017-ës.

 

ERVIN BUSHATI

KRYETAR I PS TIRANE

Diferenca që ne kemi me vendin e dytë është gjigande. Mos harrojmë që nga 2017 ne kemi 40 për qind më shumë deputetë më shumë se sa forca politike, parti e dytë, që është PD-ja. Me ndihmën e socialistëve në qarkun e Tiranës do të marrim, 19 mandate, e kemi synimin dhe me ndihmën e zotit Basha do të marrim 20.

 

Te kundërshtarët e tij, Bushati nuk sheh asnjë ofertë që do të prodhojë një numër të shtuar mandatesh.

 

ERVIN BUSHATI

KRYETAR I PS TIRANE

E shikoj, që në radhë të parë kanë një ofertë politike, që kanë më pak deputetë sesa ka zona. Deri tani kanë tetë deputetë për qarkun e Tiranës. Kam përshtypjen se edhe pritshmëritë i kanë vetëm për tetë deputetë se nuk i dalin llogaritë. E dyta është që gjithë deputetët janë të lëvizur, asnjë deputet nuk ka qëndruar në zonën e vetë. Kjo është një prishje kontrate me qytetarët. Unë zotin Basha e kam në njësinë time, voton në njësinë tetë. Zoti Basha ka ikur nga aty, nuk kandidon më aty, ndonëse humbet edhe në kutinë ku vetë voton. Të gjithë deputetët kanë shkuar dhe kanë ikur si humbës në njësitë ku po shkojnë., tha ai per Vizion Plus.

 

Dukej sikur pandemia dhe masat që detyron do të përbënin një pengesë në takimet me elektoratin. Por, jo. Për socialistët dëgjesa me grupe të vogla përkthehet në më shumë vota, pasi qasja ndaj shqetësimeve të tyre është me e drejtpërdrejt, raporton Vizion Plus.

 

ERVIN BUSHATI

KRYETAR I PS TIRANE

Nëse më përpara bëheshin takime të mëdha elektorale, vetëm flitej dhe nuk dëgjohej, kjo i ka dhënë në mënyrë të çuditshme, një fytyrë më njerëzore. Ajo që vë re, është se njerëzit vijnë më shumë sesa ne mundë të kërkojmë, apo të thërrasim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re