Studiuesi Agim Baçi ishte i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiu’ në Fax News ku e ka quajtuar Ramën  shumë të trash pasi sipas tij kryeminstri  donte të deligjitimonte çdo gjë që është thënë, por ai nuk bëri hapin e duhur për të ja lënë drejtësisë të flasë.

“Është shumë i trashë sepse ai deshi të deligjitimonte gjithçka është thënë dhe nuk bëri atë hap që duhet të bëj një kryeminstër dhe të thotë le të lejmë drejtësinë të flasë siç i ka pëlqyer ati në fillim fare.

Ne do të bëjmë qeveri, do të bëjmë shtet ligjor dhe vetëm shtet ligjor nuk kemi dhe kur ke një kryeminstër që paragjykon çdo lloj procesi, atëherë imagjino çfarë do të bëjë ai gjyqtari apo prokurori sidomos nëse është gjyqtarë apo prokuror që nuk ka kaluar vettingun”- u shpreh Baçi.

Sipas studiuesit Baçi kryeminstri nuk mban përgjegjësi për shtetin ligjor, por ai ka ndërtuar një alternativë që do t’i gënjejë shqiptarët çdo ditë.

“Në qoftë se e patë sot kryeminstri përball mediave u soll si një njeri, si një individ që nuk mban përgjegjësi fare për shtetin ligjor edhe pse shumica e shqiptarëve me ato që dëgjuan nuk kanë nevojë fare t’i vërtetojnë sepse i dëgjojnë përditë në Tiranë dhe vetëm tani sa i dëgjuan nga Italia, ka një ndryshim dhe janë hetuar nga antimafia italiane e cila është me përvojë ndoshta më të madhe në të gjithë Evropën me këtë gjë.

Dhe vimë tek kjo pikë kundërshtojmë gjithçka, relativizojmë gjithçka. Mos harrojmë çfarë ndodhi me darkën që tha e kisha i ftuari. Tani është naive të mendojmë që ai arabi që i ka ftuar i fuska ca lekë në xhep  dhe i thotë ikni hani një darkë tek Nusreti dhe kjo është fyese. E para ai nuk ishte fare në darkë. Të gjitha këto detaje përbëjnë Ramën që ka ndërtuar vetëm një alternativ do t’i gënjejë shqiptarët çdo ditë”- tha Baçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re