Shkencëtari i njohur Ethem Ruka ka sqaruar se si COVID-19, pjesë e familjes së koronaviruseve, mund të hyjë në organizëm dhe ta ‘godasë’ atë. Përmes një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘Neës24’ si biologu më i njohur në vend, profesor Ruka shpjegoi dhe faktin se ku ndryshon COVID-19 nga viruset e tjerë të kësaj familje.

Sipas Rukës, ajo që e dallon këtë virus, lidhet me faktin se ARN e COVID-19 është ARN me peshë molekurklare të madhe. Mes të tjerash ai sugjeroi se sot do të ishte me rëndësi të madhe që të prodhohej një medikament, që të jetë një variant i ngjashëm me ACE 2 (Angiotensin II), substancë kjo që do të lidhej me virusin dhe jo me organizmin, duke krijuar kështu mekanizmin e njohur çelës-bravë.

Si biolog mund të na shpjegoni se çfarë janë viruset?

Do doja të jepja një sfond se çfarë janë viruset dhe koronavirusit. Pra, se çfarë e dallon këtë virus nga të tjerët. Bota është konkurruese. Njeriu është qënie e gjallë. Viruset janë entitet pa jetë. Vetëm në rast kur futen në brendësia të organizmave të gjalla, ata nisin të shfaqin cilësi të jetës. Mendohet se eksitojnë mbi 1 milion viruse në botë. Njeriu dhe njerëzimi është përplasur me viruse gjatë gjithë historisë së tij. Në këto pandemi, rreth 20 më të mëdhatë, shpesh kanë ndryshuar dhe kahet e shoqërisë. Pandemitë e para janë dokumentuar 5 mijë apo 3 mijë vjet para lindjes së Krishtit.

Bota e viruseve u bë evidente në fund të viteve 800 te bima e duhanit, dhe u kuptua se kemi të bëjmë me patogjen të rrezikshëm, që janë të shumtë. Vërtetë ne jemi në luftë me këta patogjenë, por nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Një pjesë e ADN-së të njeriut, vjen nga virusi. Kjo është e qartë, është transferim i informacionit gjenetik në mënyrë horizontale.

Çfarë e bën të ndryshëm COVID nga koronaviruset e tjerë?

Dua të theksoj se koroanviruset, familja tyre është identifikuar në 1930 në SHBA dhe në 1937 u kuptua roli i tyre në frymëmarrjen e shpendëve. Dhe më pas tek efektet grastro-itensinale tek derrat dhe më pas te mijte. Në 1967 u bën studimet e para të koronavirusit tek njeriu. Konfirmimi i parë i koronavirusit tek njeri ka ndodhur në 1968. Koronaviruset janë shumë. Emri i tyre është bërë i njohur.

Në mbulesën e këtij virusi ka disa zgjatime që japin përshtypjen e një kurore. Familja e tyre nuk është e madhe. Ata përmbajnë si material gjenetik ARN. Dhe kjo mbështillje është komplekse dhe së bashku me të janë 4-5 proteina të ndryshme. Aty kuptohet se si ky agjent, lidhet me membranat, për t’u futur brenda organizimit. Ajo që e dallon këtë virus, lidhet me faktin se ARN e këtij virusi është ARN me peshë molekulare të madhe.

Është me e madhe se ARN-ja e viruseve të tjera. Identiteti i proteinave është i ndryshëm nga versët e tjera. Ka disa karakteristika të tjera, që do të doja t’i shtjelloja më vonë. Receptorët që lidhen këto viruse, pra virusi që shkakton COVID-19 ka gati 20 herë afrimitet për t’u lidhur me qelizat.

Sa imuniteti pritet që të fitojmë nga ky virus, apo sa pritet që të krijojë një mutacion ky virus? Keni një përgjigje si biolog?

Nuk është se ka gjëra shumë të sakta. Ka një lumë artikujsh e kërkime pa fund, që shpesh janë kontradiktore për sjelljen e këtij virusi. Do doja të shpjegoja se si ky virus reagon në organizëm. Tek ato zgjatime që ka koronavirusi, një prej tyre shërben si entitet apo strukturë që lidhet me një proteinë të membranës së qelizave të mushkërive. Siç vepron çelësi me bravën.

Deri tani receptori, apo proteina që ndodhet në disa qeliza të areolave të mushkërisë, quhet ACE2. Ky sistem, është një sistem që rregullon presionin arterial të gjakut. Kam punuar gati 8 vite me të, kam bërë dy doktoratura. Ky sistem, ka të bëjë me disa proteina që krijojnë rrymën e gjakut. Këto shndërrim bëhen përmes enzimave. Organizmi duhet të shkarkojë nga angiotensin II. Enzima ACE 2 është e lidhur me membranat qelizore. Qelizat aureole të mushkërisë ndodhen në qelizat e zemrës, aparatit tretës dhe në sistemin nervor. Ndaj ka rëndësi se në çfarë vështirësi ndodhen mjekët për pacientët e tyre që ikin nga infarkti, apo nga faktorë të tjerë. Sa mundësi ka që të krijohet që virusi të lidhet me receptorët në membranat e qelizave?

Nëse virusi vjen në mënyrë masive dhe lidhet me ACE2, angiotensina rritet dhe rrit vëllimin e gjakut dhe vepron tek limfocitet dhe kalojnë organizmin në gjendje shoku. Nëse numri receptorëve është i madh në zemër, virusi lidhet me qelizat e zemrës dhe shkaktoj infarkte. Mund të lidhet dhe me receptorë të aparatit tretës dhe shkakton probleme. Sot është me rëndësi që të prodhohej një medikament, që të jetë një variant i ngjashëm me ACE 2. Kjo substancë do lidhej me virusin dhe jo me organizmin. Pasi e njeh sipas mekanizmin çelës-bravë.